Virxhil van Dajk u zgjodh kapiten i Liverpulit kundër Cverna Zvezdës nga shokët e tij të skuadrës, zbuloi trajneri Jurgen Klop.
Me kapitenin e zakonshëm Henderson të dëmtuar, Van Dajk mori shiritin e kapitenit dhe bëri një paraqitje shumë të mirë.
Pas ndeshjes, Klop tregoi sesi u mor vendimi që Van Dajk të jetë kapiteni i të kuqve:
“Nuk ishte vendimi im! Lojtarët e vendosën vetë dhe mendoj se kjo ishte një zgjedhje e mirë.
“Nëse dikush do të më kishte thënë disa vite më parë se Liverpuli do të kishte një trajner gjerman dhe një kapiten holandez, do të qeshja me të madhe dhe nuk do e besoja”,- përfundoi tekniku Klop.