fbpx

Aktualitet

“Qeset me ndihma në MB”/ Lleshaj sulmon Aleancën për Teatrin





               Publikuar në : 13:38 - 02/12/19 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është kundërvënë Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pasi deklaroi se ndihmat për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, po përfundojnë në ministri.


Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Lleshaj i cilëson “pisa” dhe i vendos përpara dy rrugëve; ose të provojnë lajmin e rremë, ose të japin llogari përpara ligjit.



Reagimi i Sandër Lleshajt vjen paralelisht me atë të SHÇBA-së, që sqaron se pakot ushqimore janë provat e sekuestruara në operacionin e datës 28 nëntor, ku u arrestuan në flagrancë për mashtrim dhe shpërdorim detyre 2 punonjës policie, 1 punonjës i shërbimit zjarrfikës, si dhe u proceduan penalisht 2 shtetase.


Lexo edhe:

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Qeset me ndihma përfundojnë në Ministrinë e Brendshme

 


Etiketa: ,

Pas