Aktualitet

Lleshaj e Bushati jashtë, Xhafaj në listë humbëse, Rama: S’janë për këtë ekip














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:48 - 09/03/21 |
mapo.al

“Nuk janë për këtë ndeshje, nuk janë për këtë skuadër“. Kjo ishte përgjigjja e kryeministrit Edi Rama gjatë konferecës për shtyp, i pyetur për lënien jashtë listave të kandidatëve figura të njohura dhe me kontributë në PS.





Ditmir Bushati dhe Sandër Lleshaj nuk u kandiduan nga kryeministri, ndërsa i ashtuquajturi si arkitekti i Reformës në Drejtësi, dikur nga kryeministri, Fatmir Xhafaj, është vënë në pozicion humbës në Qarkun e Tiranës, i renditur i 23-ti, nga një listë prej 36 emrash.


Rama shpjegoi se Xhafaj e ka pranuar pozicionin dhe do të kontribuojë për ekipin. Ndërsa për Bushatin dhe Lleshajn sqaroi se nuk janë të dobishëm për ekipin e PS.




“Fatmir Xhafaj e ka pranuar sfidën për të kontribuar për skuadrën në një pozicion ku sigurisht duhet të bëjë një përpjekje për të thyer listën. Por ama duke qenë aty, kontributi i tij për skuadrën do të jetë i paçmueshëm. Sot janë listat të hapura, nga 1 deri te 36 kemi lojtarë që do të luajnë rol në fushë dhe do të shikoni në fund kutitë, do të marrin të gjithë vota. Fatmir Xhafaj nuk ka bërë naze për vendin, nuk e ka kontestuar, përkundrazi. Ai duhet të përballojë sfidën që ka. Dhe leximi i një skuadre bëhët kështu, nuk shihen lojtarët nga stadiumi, por në stërvitje, nxemje, në dhomën e zhveshjes. Erjoni (Veliaj) ka dhënë të gjitha shpjegimet. Dje është përçuar e gjithë logjika e kësaj skuadre. Logjika e PD është konservo fosilen. Logjika e LSI është mblidh të rinj dhe fut në mes subjekte të SPAK dhe OFL. 


Lexo edhe :  Naço flet sërish për ftesën e Ramës: LSI thoshte Luli gënjen edhe për orën

Sandër Lleshaj ka qenë një ministër edhe më i mirë se Ditmir Bushati, nuk është në listën e deputetëve. Pse? S’do të thotë gjë ase dikush që ka qenë ministër i mirë duhet të jetë deputet me patejtër. Sandër Lleshaj nuk është në listën e deputetëve sepse nuk ka pasur as kohën, as mundësëinë që të bëjë më shumë se sa detyrën e vet si ministër. Dhe si ministër nuk ka ardhur nga PS. Por ka ardhur si një qytetar që ka besuar tek vizioni, programi dhe qëllimet e mia, si një njeri që punoi me mua. Kemi bërë studime se kush janë lojtarët që na japin maksimumin, duke analizuar zonat. Dtmir Bushati është i vlefshëm, por jo në këtë ndeshje, jo në këtë skuadër. Nuk janë për këtë ndeshje, nuk janë për këtë skuadër“, u shpreh Rama.


LEXO EDHE: 

“Zbriti nga treni” – Rama tregon pse la jashtë listave Ditmir Bushatin

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas