Aktualitet

Lleshaj: Hetime penale për ndotësit e lumenjve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:26 - 23/05/20 |
mapo.al

Ndotësit e lumenjve, përveç ndëshkimit me gjobë, do të ndiqen penalisht nga Policia e Shtetit.


Kështu u shpreh nga Lezha, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili zhvilloi inspektim në zonën e Lagunës së Kune Vainit dhe Tales, në kuadër të masave për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.


Lleshaj shtoi se me vëmendje të madhe do të ndiqet edhe çështja e guroreve, e minierave, si edhe e pyjeve.



Ndërkaq, në lidhje me operacionin për ndotësit e lumenjve, ministri tha se do të sigurohen kushtet që lumenjtë të sjellin ujë të pastër në det dhe turistët të shijojnë pastërtinë e ujrave, rërës dhe mjedisit.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas