fbpx

Aktualitet

Lleshaj i ashpër me shefin e urbanistikës: Boll, pse përhap panik?!





               Publikuar në : 18:32 - 03/12/19 |
mapo.al

Gjatë vizitës së tij në Lezhë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pasur një debat me banorët e një pallati 12-katësh, i prekur nga lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit.


Ministri u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por këta të fundit, të irrituar kërkojnë inspektim të hollësishëm pasi kanë frikë të banojnë aty.



Vetë bashkia e Lezhës u ka kërkuar banorëve të dalin jashtë deri në një verifikim të objektit, por sipas ministrit Lleshi, pallati 12-katësh është i sigurtë.


Drejtori i urbanistikës në bashki, Nik Leka, ka ndërhyrë në debat duke thënë se pas inspektimin që ai ka bërë, konstaton se nuk është i sigurtë banimi në atë pallat. Mirëpo është përballur me një përgjigje të ashpër nga ana e ministrit.


Etiketa: , , , ,

Pas