Aktualitet

Lleshaj: Krimi i organizuar ka marrë goditjen më të madhe






               Publikuar në : 17:33 - 12/09/19 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e krimeve të Rënda për finalizimin e operacionit “Limit”. Në një postim në Facebook, ai e konsideron sukses të madh këtë operacion, duke thënë se krimi i organizuar ka marrë goditje të madhe.


Statusi i Lleshajt në facebook:

“Operacioni ndërkombëtar “LIMIT” shkatërroi sot katër grupe te organizuara kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve. 57 persona, në Greqi dhe në Shqipëri janë vënë përpara ligjit.

Ky është një sukses shumë i madh i Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, agjencive të tjera dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. “LIMIT” është kulmi i një serie të madhe goditjesh që krimi i organizuar ka marrë këtë vit.

Vetëm gjatë këtij viti, ”FORCA E LIGJIT” ka finalizuar 28 operacione, në fushën e trafikut të narkotikëve janë arrestuar gjithsej 170 persona, janë sekuestruar rreth 55 milion Euro dhe shumë gjëra të tjera. Por asgjë nuk mbyllet me kaq. Operacioni vazhdon. Lufta kundër krimit të organizuar do të njohë vetëm përshkallëzim të mëtejshëm në funksion të përmbushjes së objektivave të mëdha për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe europiane.

Përgëzimet më të mira për Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Krimeve të Rënda, agjencitë e tjera shqiptare të përfshira si dhe për partnerët ndërkombëtarë të angazhuar në këtë operacion”.

Lexo edhe:

Arrestohen 4 grupe kriminale në vend, zbulohet laborator droge

 


Etiketa: , , , ,

Pas