Aktualitet

Lleshaj: Policët mbi 55 vjeç do largohen nga puna





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:48 - 08/05/20 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë që u zhvillua ditën e sotme online, ka deklaruar se punonjësit mbi 55 vjeç në radhët e Policia së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, do të lirojë vendet e tyre të punës.


Lleshaj tha se po hartohet një projektligj, që të reduktohet mosha e madhe punonjësve të policisë, ku sipas Lleshajt në vendin tonë është 45.1 vjet, më e madha në Rajon.


Policisë së Shtetit i duhet që të përballojë detyrën që i kërkohet, i duhet edhe përgatitje e mirë fizike. Për rrjedhojë kjo lidhet edhe me moshën e punonjësve të policisë.


Mosha mesatare e policisë shqiptare është relativisht e lartë e krahasuar me vendet e rajonit tonë. Mosha mesatare e policisë shqiptare është 45.1 vjet. Kjo ka qenë arsyeja që ne kemi studiuar të gjitha mundësitë dhe kemi arritur ti dorëzojmë Kuvendit një projektligj që ka për qëllim çështjen e moshës në Policinë e Shtetit.


Duhet që ato që të largohen të garantohen kushtet e një jetë dinjitoze.

Nga radhët policisë të largohen ose me kërkesën e vetë punonjësit të policisë ose me vendim të autoriteteve drejtuese të saj, punonjësit e policisë që kanë mbushur moshën 55 vjeç, ose që kanë plotësuar 30 vite shërbim në radhët e policisë. Sot ne kemi në nivelin bazë të policisë oficerë që janë mbi 50 vjeç, në gradat e ulëta, në gradat, nënkomisar, grada inspektorëve, që janë 60 vjeç. Synimi është që të preket kjo fashë e gradave, njerëz që janë në terren, njerëz që duhet se s’bën të lëvizin. Pas largimit nga radhët e policisë, këta punonjës të shtetit parashikohet të trajtohen financiarisht me 50% të pagës neto’,  -tha sot Sandër Lleshaj.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas