Në një takim të organizuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është pritur me protesta nga studentët e universitetit. Një grup studentësh, të pajisur me maska dhe me pankarta në duar, kanë filluar të thërrasin “turp, turp”. Njëri nga studentët është përballur me ministrin Lleshaj, duke i thënë se atij nuk i takon të shkojë në asnjë vend të Shqipërisë, pasi qeveria, sipas tij është ilegjitime.
Debati
Lleshaj: Çfarë do doje prej meje?
Protestuesi: Për çfarë keni ardhur këtu, ju nuk ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë, jeni qeveri ilegjitime. Vini këtu dhe e morëm vesh një orë përpara se ka ardh ministri, a thu se ka ardh shërbimi secret.
Lleshaj: Ju e caktoni kur vij une e kur nuk vij unë?
Protestuesi: Nuk e caktoj unë, unë duhet ta di.
Lleshaj: Kush jeni ju?
Protestuesi: Unë jam qytetari i këtij vendi, që ti me ke helmu mu, a je ministri Brendshëm me ke hedh gaz.
Lleshaj: Duhet të komunikojmë.
Protestuesi: Çfarë të komunikojmë? Çfarë do bëjnë do na arrestojnë këta shoqëruesit tuaj?
Protestuesit në kor: “Turp, turp, turp”.