Kronika

Lleshaj: RENEA u fut tek Teatri se kishte aludime që do përdorej eksploziv





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:41 - 04/06/20 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli gjatë interpelancës në Kuvend me deputeten Fatjona Dhimtri, edhe prezencën e Forcave RENEA gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar.


Ai tha se Forcat Speciale u futën te Teatri pas dyshimeve se mund të përdoreshin lëndë eksplozive.


“Sa i takon RENEA-s, ka qenë aty se ka pasur nevojë për kontrollin e godinës, për të cilën kishte aludime se do përdorej forcë, dyshime se do të përdoreshin lëndë eksplozive dhe përpara punës për shkatërrimin e godinës, RENEA me njësinë e saj anti-eksploziv ka bërë verifikimin e godinës për të parandaluar një rrezik që mund të buronte për qytetarët e përfshirë në këtë fakt”, u shpreh Lleshaj.



Pamjet e publikuara pas shembjes së Teatrit Kombëtar, treguan Forcat Speciale RENEA brenda në ambientet e godinës të armatosur rëndë.


Etiketa: , , ,

Pas