fbpx

Aktualitet

Lleshaj: Ruajmë votimet me mbi 10 mijë policë më 30 qershor





               Publikuar në : 23:09 - 24/06/19 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se më datë 30 qershor do të jenë në terren mbi 10 mijë policë. Pra gjithë armata e Policisë së Shtetit. Në intervistën e tij për “Opinion” ai tha se do ketë mobilizim maksimal ditën kur mazhoranca zhvillon e vetme zgjedhjet lokale.


Pyetje: Sa policë janë gjithsej dhe sa do angazhohen të dielen (30 qershor)?



Lleshaj: Kemi mbi 10 mijë vetë…të gjithë do jenë në terren…


Pyetje: Po si 10 mijë policë për 5 mijë qendra votimi?

Lleshaj: Po

Pyetje: A do ketë përplasje më 30 qershor?

Lleshaj: Unë mendoj se nuk do ketë përplasje mes shqiptarësh.

Nëse janë 10-15 përkrahës së opozitës në çdo qendër votimi, prapë është e pamundur?

Lleshaj: Policia ekziston për t’u marrë me kriminelët dhe policia shqiptare është plotësisht në gjendje të merret me kriminelët, sepse kriminelët janë pak, nuk janë shumë, nuk janë shumicë. Kriminelët janë pak në Shqipëri.

Po nëse dalin qytetarë në çdo qendër votimi?

Lleshaj: Në qoftë se… policia nuk është për t’u marrë me të gjithë popullin shqiptar. Nuk është ky opsioni.


Etiketa: , ,

Pas