Kronika, Kryesore

Lleshaj shpërdoron rastin, reagon si inatçor, në vend se të kërkojë ndjesë e të falenderojë mediat

Sandër Lleshaj shpërdoroi sot një rast për të treguar tjetër gjë, krejt ndryshe nga ajo që kumtoi. Ai reagoi si një njeri i inatosur, emocional, dhe që nuk e mbajnë më nervat.


Në të parën trysni që u përball, u dorëzua. Një pjesë e mirë e medias, pas skandalit të rëndë që u mësua në mesditë, ku një shef policie në Gruemirë ngacmonte seksualisht një minorene 15-vjeçare, iu referuan një interviste të Ministrit të Brendshëm, tek Opinion. Me një gjuhë frymëzuese, apostolike madje, Lleshaj, që sapo kishte nisur detyrën thoshte pak a shumë se: tek çdo polic i keq, që abuzon me detyrën, do të shihni fytyrën time.

Mediat sot bënë thjesht detyrën, i kujtuan zotit Lleshaj deklaratën, duke e nxitur të mbajë përgjegjësi për rastin tronditës të shefit të policisë në Malësi të Madhe. Për më tepër rrethanat ishin edhe më rënduese, pasi policit të keq, i shtohej një tjetër polic i keq, që nuk kishte pranuar të merrte denoncimin e mamasë së vajzës, për ngacmimet dhe shqetësimet që kishte 15-vjeçarja.

Reagimi i Lleshajt është zhgënjyes. Ai lau duart me policin manjak, në një mënyrë të paturpshme, duke thënë që nuk është i imi, por i politikës.

Pra fajin e ka opozita, apo edhe media, që sipas tij gëzoka me këtë rast. Ndërkohë që tenton të marrë lavdi, duke thënë se ai identifikohet me policët që arrestuan abuzuesin me uniformë. Po një pyetje lind këtu, e pashmangshme: Çfarë tjetër duhej të bënte policia, përveçse ta arrestonte, pasi rasti u bë publik në media, e tronditi të madh e të vogël. Pse Lleshaj e fut këtë tek kontributet e tij, e jo tek detyra që ka? Mos po kërkon të thotë, që edhe mund të mos e ndalonte, mund të mos e arrestonte policin e Gruemirës?

Lleshaj sot, nëse duhej të fliste, duhej më së pari të deklaronte se i vinte keq për cfarë kishte ndodhur, dhe se do të bënte një analizë të thellë të rastit, e për më shumë, lypsej t’i kërkonte publikut e mediave që të rrisnin monitorimin e të denonconin cdo rast të ngjashëm. Madje t’i falenderonte nga zemra gazetat, tv-të dhe portalet për atë që bënë sot.

Skandali seksual/Reagon Lleshaj: Perversi nuk është i imi, por i politikës

PasPara

2 komente

  1. Cikat media te falenderoj ministri,cilat >?Mediat qe perdhosen se dytui personalitetin e nje vajze te mitur ? Ore te tera debati vluan kazanet e llafollogjise ne KLAN,ne TOPI,,tek hei,tek Rakipi .Mos u merni me ministrin por meruni me veten tuaj a derezij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas