Aktualitet

Lleshaj: U grabitën 5 milionë euro. Ka përgjegjësi Aviacioni Civil






               Publikuar në : 22:31 - 11/04/19 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zbardhi për herë të parë shifren e saktë të parave të grabitura në Rinas. “Nga informacionet që kam unë, shifra që është grabitur është rreth 5 milion euro”, tha në emisionin “Real Story”.


Sa për përgjegjësit, Lleshaj tha se në krye të piramidës është koncesionari privat i Rinasit më pas vjen Autoriteti i Aviacionit Civil.

“Ne kemi identifikuar pergjegjesin kryesor te kesaj ngjarje, qe eshte koncesionari pasi ky eshte rast i perseritur dhe per me teper ka disa letra derguar kompanise qe duhet te rriste sigurine dhe jane injoruar ne menyre sistematike cuditerisht. Fakti qe kontraktori ka ceduar ne ndertimin e nje barriere sado te vogel qe te na jepte ne mundesi te reagonim, tregon dobesine e tyre. Jo vetëm që koncesionari nuk I ka dhënë qoftë edhe 1 minutë më shumë kohë policisë për ndërhyrje, por as nuk ka njoftuar e konfirmon këtë gjë”, tha ministri.

Por ai shtoi se edhe puna e Aviacionit Civil duhet te shikohet ne kete drejtim per te kuptuar pergjegjesine edhe te ketij institucioni. Ai përjashtoi policinë nga përgjegjësia në këtë ngjarje të rëndë.

“E perseris qe pergjegjesine maksimale e ka koncesionari. Mos harroni qe cdo pasagjer paguan 3 euro per cdo levizje qe ben nepermjet Rinasit. Per cfare shpenzohen keto para? A kane qene ne sherbim te sigurise. Natyrisht ne disa aspekte kjo gje duhet te ishte kontrolluar edhe nga Aviacioni Civil. Ka pasur fryme refuzuese dhe aspak bashkepunuese nga koncesionari. Madje ne nuk kemi pasur akses as ne dhomet e kamerave te sigurise. Ka pasur mungese gatishmerie per transparence. Mungesa e deshires per bashkepunim nga koncesionari eshte aq e dukshme saqe ka shkuar ne nivele irrituese. Tentativa per te bere dominuesin dhe padronin nga koncesionari eshte e patolerueshme nga ana jone”, tha ministri.

Duhet theksuar se kjo është hera e parë që flitet për përgjegjësinë e Autoritetit të Aviacionit Civil. Gazeta Mapo kishte nxitur këtë debat duke shkruar disa orë më parë se pse po mbahet i fshehte pergjegjësi!
Pse mbahet i fshehtë një nga përgjegjësit për ngjarjen e Rinasit?


Etiketa: , , ,

Pas