Skënderbeu është kampion i këtij edicioni. Kukësi ka siguruar vendin e dytë, por kur kanë mbetur edhe 90 minuta nga fundi, akoma nuk është zyrtarizuar skuadra që do ta mbyllë e treta këtë kampionat. Luftëtari, që mban prej javësh këtë pozicion, është më i favorizuari, duke qenë me 3 pikë më shumë se Laçi dhe Partizani ndjekës.
Në këtë, rregullorja e klasifikimit i jep përparësi Luftëtarit. Pra, në rast se në fund të kampionatit, Luftëtari, Partizani dhe Laçi e mbyllin me 56 pikë secila, atëherë përfitojnë gjirokastritët, që në ndeshjet direkte mes tri skuadrave, kanë grumbulluar më shumë pikë se Partizani dhe Laçi. Pra, bëhet një renditje e tillë: Luftë- tari 12 pikë, Partizani 11 dhe Laçi 9. Sipas këtij versioni, të kuqtë dalin para Laçit dhe renditen të katërtit, duke pasur më shumë shpresa për Europën, ndaj të kuqtë kanë ende shpresa për të siguruar direkt Europën në ndeshjen e fundit ndaj Kamzës.