Aktualitet

‘Llumi është një dhe ka të njëjtat interesa’/ Basha: S’ka forcë që na ndal














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:22 - 17/10/21 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në “Facebook” , një pjesë të fjalës së tij të mbajtur në Kuvend.






Në mesazhin e tij Basha shprehet i vendosur se asgjë nuk do ta ndalë rrugën për ndryshim, duke shtuar se llumi i tranzicionit është vetëm një, pavarësisht se buron nga një parti apo një parti tjetër.


Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura.







Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë.

Lexo edhe :  Dita e Flamurit/ Demokratët me në krye Bashën, homazhe te Monumenti i Nënës Shqipëri



Nuk ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim, kundër të gjitha pengesave, kundër status quo-së, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, për çdo shqiptar”, shprehet Basha.



 

1


Etiketa:

Pas