Kryesore

Lobimi i Bashës në SHBA, prokuroria nuk ka prova të reja në Apel





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:09 - 14/05/20 |
mapo.al

Gjykata e Apelit, në seancën e sotme ku ka marrë në shqyrtim çështjen e lobimit të kreut të PD, në SHBA, ku sipas prokurorisë ka patur falsifikim dhe deklarim të rremë të të dhënave nga Partia Demokratike, u ka kërkuar palëve nëse kanë prova të reja për këtë rast.


Avokati i z.Basha, Eduart Halimi, u shpreh se sipas Kodit të ri të Procedurës Penale, Gykata e Apelit, pasi çështja është shqyrtuar dhe ka marrë një vendim nga gjykata e faktit, i thërret palët dhe u kërkon nëse kanë prova të reja.


Halimi deklaroi pas seancës, para medias, se prokuroria nuk kishte prova të reja. Në këto kushte, Gjykata e Apelit, do të marrë një vendim, pa praninë e palëve, brenda 15 ditëve.


Lidhur me akuzat që i janë bërë Lulzim Bashës, Gjykata e Faktit, vendosi se ato nuk qendrojnë, pasi gjeti mungesë totale provash.


Këtë vendim, prokuroria e ankimoi në Apel, po sipas Halimit, organi i akuzës nuk ka sjellë sot asnjë provë të re. Këto rrethana tregojnë se edhe vendimi i Gjykatës së Apelit, do të jetë i ngjashëm me atë të faktit.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas