fbpx

Aktualitet

Lobimi i PD/ Akuza që mbetet nga Prokuroria, “falsifikim stampash”





               Publikuar në : 15:59 - 08/11/19 |
mapo.al

Prokuroria e Tiranës tha këtë premte se ka përfunduar hetimet për çështjen e lobimit të PD në SHBA, duke marrë të pandehur kryedemokratin Lulzim Basha, ish-sekretarin e kësaj partie Arben Ristani dhe financierin e selisë blu, Ilir Dervishi. Dosja është dërguar në Gjykatën e Tiranës ditën e sotme.


Akuzat që janë ngritur ndaj funksionarëve të PD, lidhen me çështjen e lobimit në SHBA. Prokurorët flasin në dosje për dy pagesa të kryera nga Shqipëria nëpërmjet një kompanie ndërmjetëse. Njera 525 mijë dollarë dhe në rastin tjetër 150 mijë dollarë. Baza kryesore ku prokurorët e mbështesin akuzën e tyre lidhet me dokumentacionin e mbajtur për këto dy transferta, ku ka dyshime për origjinën e parave.



Por Prokuroria ka pushuar akuzën për “Pastrim të produkteve të veprës penale“. Kësisoj, tre zyrtarët e lartë të PD akuzohen vetëm për “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve”.




Dërgimi i dosjes në gjyq për falsifikim vulash dhe stampash

Kërkesa për pushimin e hetimeve për pastrim parash

Prokuroria dyshon se paratë e lobimit gjatë fushatës janë financuar nga kompania Biniata Trade, një kompani offshore në pronarë ruse. Por Lulzim Basha ka mohuar që Partia Demokratike të këtë marrë financime nga kompani apo individë rusë.

Ndërkohë burime pranë PD thanë për Gazetën MAPO se Prokuroria nuk iu ka vënë në dispozicion dosjen me materialet hetimore, për arsye banale. “S’e kemi dosjen se na është prishur fotokopja. Hajdeni të hënën”, mësohet të ketë thënë korrieri i organit të akuzës.

LEXO EDHE:

Prokuroria mbyll hetimet për lobimin, shpall të akuzuar liderin e PD

Kush është prokurori që refuzoi të firmosë për Bashën të pandehur


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas