Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reguar pas dëshmisë së kryedemokratit Lulzim Basha në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me kontratat e lobimit në SHBA. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se “Basha gënjeu tek pragu i derës së Prokurorisë”. “Me lehtësinë e genjeshtarit profesionist ai thotë që hetimi për financimet e PD ka nisur me kërkesë të PD një vit e gjysëm më parë”, shkruan Balla.
Reagimi i Ballës:
Ju që i shkoni pas një njeriu si ky, i vetmi që gënjen edhe tek pragu i derës së Prokurorisë, si mund t’ia lejoni vetes t’ju tërheqë për hunde një matrioshkë si Lulzim Basha! Me lehtësinë e genjeshtarit profesionist ai thotë që hetimi për financimet e PD ka nisur me kërkesë të PD një vit e gjysëm më parë!!!
Po ai kallzimi im ndaj tij për këtë çështje pse u bë? Po FBI dhe Departmentit Amerikan të Drejtësisë, ky i’a ka kerkuar hetimin për veten? Po autoriteteve skoceze mos ua ka kërkuar Lulzimi të kryejnë hetimet për gati 1 milionë dollarë të padeklaruara, që i dolën në Amerikë si para ruse?
O ju njerez që ju sjellë verdallë Lulzimi, thirrini mendjes e mos u beni kukulla të kësaj matrioshke gënjeshtare!
LEXO EDHE:
Lobimi në SHBA, Basha nga Prokuroria: Hetimi me urdhër të qeverisë
“Hetim politik”/ Prokuroria: PD s’ka deklaruar 650 mijë $ për lobim