Aktualitet

Lobimi në SHBA, Basha nga Prokuroria: Hetimi me urdhër të qeverisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:00 - 25/03/19 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës si person që ka dijeni për hetimet lidhur me lobimin në SHBA. Dëshmia e Bashës ka zgjatur rreth 60 minuta.






Pas daljes nga kjo Prokurori, kreu demokrat tha se në letërporositë e ardhura nga SHBA dhe Britania e Madhe rezulton se asnjë zyrtar i PD nuk ka shkelur ligjin në lidhjen e kontratave. Basha akuzoi Prokurorinë se nuk i bën publike përgjigjet për shkak se hetimi i nisur tani është me urdhër politik.


“Jemi thirrur sot për të dhënë info si persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit. Doa të jem i qartë se hetimi i hapur prej një viti e gjysmë bëhet mbi bazën e nenit 190 për ccshtjet e plotësimit të formularëve të deklarimit në KQZ. Çështja që po hetohet me kërkesë të PD, është nëse këta formularë janë plotësuar apo jo siç duhet. Ky është hetimi dhe jo shpifjet për të cilat është investuar qeveria që e aktivizon këtë hetim sa herë i duhet për nevoja politike.







Ka një vit e gjysmë që ka nisur ky hetim. Ka 6 muaj që kanë ardhur letërporositë nga Britania që vërteton se asnjë drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA dhe as në Britaninë e Madhe. Prokuroria të bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania e Madhe. Nxis mediat t’i kërkoni Prokurorisë përgjigjet e ardhura prej 6 muajsh. Ato vërtetojnë se PD nuk ka shkelur asnjë ligj”, u shpreh Basha.



Basha shoqërohej në Prokurori nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i cili gjithashtu është pyetur si person që ka dijeni për çëshjtjen. Pas daljes nga organi i akuzës, Bardhi tha se i qëndronte deklaratës së Lulzim Bashës . Në Prokurorinë e Tiranë u thirr për të dëshmuar për të njëjtën çështje edhe financieri i PD, Ilir Dervishi.



Prokuroria nisi verifikimet për kontratën e lobimit të PD me disa kompani amerikane në nëntor të vitit 2017. Objekt i këtij verifikimi është sqarimi i burimit të financimit për këto kontrata dhe skanimi i tyre për të parë nëse transaksionet kanë qenë të rregullta ligjërisht.

Kontrata e parë e lobimit ishte ajo mes PD dhe ‘Stonington Strategies’ me vlerë 25 mijë USD në muaj. Afati i kontratës ishte tre mujor dhe qëllimi i saj ishte ‘projektimi dhe implementimi’ i fushatës së PD. Qëllimi i saj ishte promovimi i qëllimeve të PD në media dhe pranë figurave politike në SHBA. Më pas PD bëri edhe një pagesë shtesë prej 500 mijë USD për sigurimin e disa takimeve ose pjesëmarrje në evente në Uashington D.C.

Lexo edhe :  Basha i kërkoi takim, Berisha: E ftoj të vijë me mua te mbështetësit e PD

Prononcimi i plotë i Bashës:

Jemi thirrur sot në prokurori për të dhënë informacione si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Dua ta bëj të qartë, për gjithësecilin prej jush sot këtu dhe, përmes jush, të gjithë qytetarët, se hetimi i hapur tashmë prej një viti e gjysëm bëhet mbi bazën e nenit 190 për çeshtjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Pra çeshtja që po hetohet me kërkesë të Partisë Demokratike, është nëse këta formularë janë mbushur apo jo siç duhet. Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat është investuar fuqimisht qeveria e cila e aktivizon këtë hetim, sa herë i duhet për nevoja politike.

Ka një vit e gjysëm që ka nisur ky hetim, ka më shumë se gjashtë muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga Skocia, të cilat vertetojnë se as Partia Demokratike, as një drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA dhe as në Britaninë e Madhe.

Ndaj i kam kërkuar prokurorisë dhe ju nxis ju t’i kërkoni t’i bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Pyetje: Kur jeni njohur me letërporositë?
Basha:
Sot

Pyetje: Çfarë thoshin letërporositë?
Basha: Unë edhe njëherë ju nxis t’i kërkoni prokurorisë të bëjë publike përgjigjet e ardhura prej më shumë se gjashtë muajsh nga SHBA dhe Britania e Madhe, të cilat vërtetojnë se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj.

LEXO EDHE:  

“Hetim politik”/ Prokuroria: PD s’ka deklaruar 650 mijë $ për lobim

Sqarimi i PD: Pse shkoi Basha sot në Prokurori

Lobimi i PD në SHBA, Balla-Bashës: Gënjeve te dera e Prokurorisë

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas