Aktualitet

Lobimi në SHBA, Basha në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:18 - 25/03/19 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të paraqitet sot në Prokurorinë e Tiranës, për dosjen e lobimit në SHBA. Basha do të pyetet për kontratën e lobimit 600 mijë dollarë përmes një kompanie të dyshuar për lidhje me rusët. Pak ditë më parë Basha refuzoi thirrjen e parë të prokurorisë duke argumentuar se nisja e hetimeve tani nga organi i akuzës i shërben propagandës politike dhe jo qëllimeve hetimore.


“Fakti që një ftesë e tillë vjen 6 muaj pasi ju e keni marrë informacionin në fjalë dhe në një kohë kur ka filluar një fushatë keqinformimi me natyrën dhe ecurinë e hetimit në fjalë, na bën të mendojmë se veprimi juaj është bërë jo për qëllime hetimore, por për shërbime propagandistike politike”-thuhet në letrën e kryetarit të PD drejtuar Prokurorisë një javë më parë.



Duke vënë në dukje se “me thirrjen e panevojshme, keqinformuese dhe në një kohë të përzgjedhur politikisht, ju keni kompromentuar rëndë integritetin dhe paanshmërinë e hetimit”, Basha i kërkon Prokurorisë së Tiranës të distancohet menjëherë nga qendrime me prapavijë politike, si dhe të marrë të gjitha masat për të ndaluar në të ardhmen çdo lloj përdorimi për qëllime politike të hetimi.


Pasi Basha mbërriti në ambientet e Prokurorisë, Partia Demokratike sqaroi për mediat se Basha pranoi të dëshmojë, pasi Prokuroria hoqi dorë nga kërkesa e paligjshme ku thuhej se kreu demokrat do njihet me aktet në vend që të pyetej si person që ka dijeni për ngjarjen.

LEXO EDHE: 

Sqarimi i PD: Pse shkoi Basha sot në Prokurori


Etiketa: , , , , , ,

Pas