Trajneri i përfaqësues gjermane Joachim Loew i intervistuar nga prestigjozja Bild, pyejtes se cilin do të dëshironte të kishte në skuadrën e tij mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos i është përgjigjur kështu:
“Nëse do të më duhej të zgjidhja njërin mes tyre do të merrja Messin. Ronaldo është një futbollist i shkëlqyer, një profesiont ekzemplar dhe mbi të gjitha një makineri golash, por unë mendoj se Messi është një lojtar më i kompletuar”, deklaroi trajneri i Gjermanisë duke bërë kështu zgjedhjen e tij.