Policia e Shteti nxitoi me shpejtësi të shpallte në kërkim Dervis Arapin, autor të dyshuar për vrasjen e Jurgen Kurtit. Pa asnjë provë, pa asnjë indicie Dervis Arapi u shpall në kërkim vetëm pse ishte djali i Agim Arapit, të vrarë në Durrës nga familja Ekonomi dhe i dyshuar ishte edhe Jurgen Kurti.
Policia kërkoi që një vrasje kaq të rëndë në mes të Tiranës të mos e linte pa autor, por sot nuk ka asnjë provë për Dervis Kurtin, madje Kurti as ka hyrë në Shqipëri dy muajt e fundit, nga verifikimi që Gazeta MAPO ka bërë në sistemin TIMS. Vrasja e Jurgen Kurtit lidhet me një pistë akoma më të rëndë. Një burim nga Prokuroria i tha Gazetës MAPO se po hetojnë vrasjen e Kurtit për një përplasje me një grup kriminal që 26-vjeçari kishte.
Burimet sqarojnë se vjehrri i Jurgen Kurtit dyshohet se jepte para me fajde. Pikërisht një prej personave që i janë dhënë para me fajde, Jurgen Kurti e ka kërcënuar. Pikërisht kjo është pista që po heton Prokuroria.
Jurgen Kurti njihej për temperamentin e lartë, pasi më herët është akuzuar për dy vrasje, por u shpall i pafajshëm nga drejtësia. Personat që ka kërcënuar Jurgen Kurti janë me rrëzikshmëri të lartë, prandaj hetimet janë duke u zhvilluar në Tiranë, por edhe në Durrës.