Aktualitet

Lojë e dobët dhe gafa në mbrojtje, Barcelona fitore mes drithërimave ndaj Betis (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:56 - 09/02/20 |
mapo.al

Barcelona ka marrë një sukses shumë të rëndësishëm përballë Betis në transfertë, për të lënë pas atë eliminim në Kupë, por ende pa treguar se është ajo skuadra dominuese që të gjithë presin të jetë. Ekipi i Kike Setien ka triumfuar 3-2 në këtë sfidë, duke çuar në 3 pikë diferencën ndaj Realit kryesues, por në një ndeshje të hapur deri në vërshëllimën përfundimtare.



Ndeshja filloi me gola të shpejtë, ku Kanales realizoi me penallti që në minutën e 6 e më pas ishte De Jong që barazoi shifrat me një supergol në minutën e 9. Betisi shënoi përsëri me Fekir por pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1 pasi Buskets në fundin ndeshjes, falë asistit të dytë të Mesit, barazoi takimin.


Asisti i tretë i Mesit në minutën e 72-të gjeti Lengle për golin e përmbysjes 3-2, ndërsa më pas ndeshja u ndikua shpejt nga kartonët e kuq të Fekir nga një anë e pikërisht Lengle nga tjetra. Barcelona vuajti deri në vërshëllimën përfundimtare por më në fund mori tre pikët që kërkonte për të mos lejuar arratinë e Realit.





Etiketa: , ,

Pas