Një video e kongresmenes, Aleksandria Ocasio-Cortez, e cila improvizuar “lojë korrupsioni” për të nënvizuar nevojën për reformën e financimit të fushatës, po bëhet virale në rrjetet sociale.
Fjalimi është mbajtur gjatë një seance dëgjimi të Komitetit të Mbikëqyrjes dhe është bërë videoja më e shikuar e çdo politikani në historinë e Twitter.
Gjatë seancës dëgjimore, Aleksandria Ocasio-Cortez nisi një “lojë rrufe”, duke i drejtuar një paneli ekspertësh etike, një seri pyetjesh për të demonstruar sa e lehtë është për ligjvënësit e korruptuar të shmangin llogaridhënien sipas ligjeve aktuale të etikës qeveritare.