Aktualitet, Kronika

Lojrat e fatit, nuk i bindet për herë të dytë Policisë, procedohet 26-vjeçari

Policia e Tepelenës ka proceduar penalisht për herë të dytë një 26 vjeçar banues në Ballsh, pasi nuk kishte mbyllur lojërat e fatit. Pronari Kastriot Mucaj është denoncuar nga qytetarët dhe akuzohet për “Organizim të lojërave të palejuara dhe vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara”


Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u procedua penalisht për herë të dytë për të njëjtën vepër penale pronari i subjektit, shtetasi K.M, 26 vjeç, banues në Ballsh

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri, chipsa dhe një pako letra bixhozi.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Organizimi i lojrave të pa lejuara dhe vënia në dispozicion të lokalit për lojra të palejuara”.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier kundër aktivitetit të lojërave të fatit .Policia e Shtetit falenderon qytetarët dhe fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas