Aktualitet

“Lojrat e fatit”- Të pandehur 93 persona, mes tyre vëllai i anëtares së KPA-së














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:07 - 02/03/21 |
mapo.al

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke marrë të pandehur 93 persona përsa i përket ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit.






Mësohet se mes personave të pandehur është edhe Ervis Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt, anëtares së KPA-së. Mes personave që do përballen me drejtësinë janë administratorë lokalesh, dhe punonjës të cilët vendosnin baste online.


Hetimi për këtë çështje nisi në korrik të viti 2019, ndërsa në shkurt të vitit 2020, policia dhe prokuroria finalizuan operacioinin që u shtri deri në 8 qarqe të vendit.







Në atë kohë, referuar dosjes së prokurorisë, u angazhuan agjentë policie që prezantohenin si qytetarë për të vënë lloto. Policia në operacionin “Lojrat e Fatit” vuri në pranga 115 persona, nga të cilët 93 u proceduan, dhe u morën si të pandehur.




1




Etiketa: , ,

Pas