Bayerni i Mynihut ka mundësi të përsërisë suksesin e vitit 2013 ku nën drejtimin e Jupp Heynckes mori tripletën, Kupë, Bundesligë dhe Champions League.
Edhe këtë sezon bavarezët janë në garë në tre kompeticionet e rëndësishme pasi ditën e martë Bajerni mposhti në gjysmëfinalen e Kupës Leverkusenin me rezultatin 6-2.
Por pas ndeshjes Thomas Muller, Mats Hummels, Joshua Kimmich dhe Sandro Wagner kanë postuar në rrjetet sociale një foto pas dushit.