fbpx

Aktualitet

Lojtarët e kombëtares surprizojnë fëmijët në Fushë-Krujë (Foto)





               Publikuar në : 21:52 - 29/11/19 |
mapo.al

Solidariteti me të prekurit nga fatkeqësia që mbolli tërmeti ka qënë e madhe dhe një fushatë ndërgjegjësimi ka marrë dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Dy futbollistët e kombëtares kuqezi, njëkohësisht dhe të kampionëve në fuqi të Kategorisë Superiore, Partizanit, Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi kanë vizituar kampin e Fushë-Krujës, një prej zonave më të prekura nga tërmeti i pak ditëve më parë.

“Në vijim të fushatës së ndërmarrë nga Presidenti #Duka, punonjësit e FSHF dhe futbollistët e kombëtares, sot dy prej tyre #AlbanHoxha dhe #LorencTrashi vizituan kampin në Fushë-Krujë,ku dhuruan fanela të kombëtares dhe topa për fëmijët. Ata biseduan me të vegjlit që kanë kaluar momente të tmerrshme duke i inkurajuar. Kuqezinjtë improvizuan edhe nje ndeshje futbolli me vogëlushët. #NeJemiNjëSkuadër”, thuhet në njoftimin e FSHF.






Etiketa: , , , ,

Pas