Sonte në mbrëmje luhet një nga ndeshjet më interesante të fazës së 1/8-ave mes Bayern Munchen dhe Liverpool. Interesi është shumë i madh dhe tifozët e Liverpoolit nuk mund të linin ekipin të vetëm në Mynih.
Fansat e të kuqve kanë “pushtuar” baret e Mynihut në mbrëmjen e së martës dhe kanë pirë me qindra litra birrë.
Birra padyshim që i ka sjellë në qejf tifozët, të cilët kanë shpërthyer në këngë pro skuadrës së tyre.
Mbështetësit e skuadrës së Jurgen Klopp janë nga më të “çmendurit” në Europë dhe mbahen për dashurinë dhe mbështetjen pa kushte ndaj ekipit të tyre.