Ministri i Brenshëm, Sandër Leshaj në një postim në Facebook, ka ndarë një video ku ka kryer një inspektim mbrëmjen e dieshme së bashku me drejtues të Policisë së Shtetit për masat anti-Covid.
Lleshaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të angazhohen pasi gjithë bota po kufizohet në funksion për të mbrojtur jetën njerëzore.
Po ashtu ai ka kërkuar nga qytetarët të dëgjojnë vetëm autoritete shtetërore dhe jo një grup personash të papërgjegjshëm.
Postimi i plotë i Sandër Lleshajt
Tiranë, së bashku me drejtues të PSH inspektim për masat anti-Covid
➡️ Efektet e pandemisë vazhdojnë të jenë ende të larta
➡️ Masa të reja shtesë kufizuese në drejtim të frekuentimit të lokaleve
➡️ Kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve, por edhe angazhimi i fortë i institucioneve
➡️ Qytetarët të dëgjojnë autoritetet, jo një kategori njerëzish të papërgjegjshëm
➡️ Në të gjithë botën po kufizohen në emër të nevojës për të mbrojtur jetën njerëzore
➡️ Sfida është të parandalojmë valën e të ndërtojmë diga, të mos mbingarkojmë tej mundësive spitalet
➡️ Shumë serioze thirrja dhe shumë e sinqertë kërkesa për bashkëpunim për qytetarët