fbpx

Bota

Londër, 500 arrestime në protestat kundër ndryshimeve klimaterike





               Publikuar në : 20:35 - 08/10/19 |
mapo.alm

Rreth 500 arrestime janë kryer dy ditët e fundit në Londër, ku mijëra aktivistë që protestojnë kundër ndryshimeve klimaterike duke bllokuar qendrën e kryeqytetit britanik. Pjesëmarrësit më të nxehtë janë ato që i përkasin grupit Extinction Rebellion (Rebelim nga Zhdukja), të cilët kanë organizuar evente të ngjashme në Gjermani, Austri, Australi dhe Zelandën e Re.


Sot janë arrestuar 152 persona, ndërsa 471 janë arrestuar dje, ndërkohë që shumë prej tyre nuk “shkuleshin” nga toka përballë parlamentit.



“Jemi njerëz normal që duam të shprehin kundërshtimin ndaj ritmeve të avashta të masave kundër ndryshimeve klimaterike, por qeveria duket sikur nuk dëgjon”, thotë një nga protestueset.


Grupi dëshiron që qeveria britanike të reduktojë gazet serrë në zero deri në vitin 2025, kundër vitit 2050 që deklaron qeveria britanike.

<
>
env5-1100x620 protest env9-1024x683 env8-1024x768 env7-1024x576 env6-1024x768 env3-1024x683 env2-1024x768 env1-1024x640 env-1024x685


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas