Një shqiptar i ka shpëtuar jetën një të riu që tentoi dje në mbrëmje të hidhej nga një urë në Londër.
Bëhet fjalë për Ermir Brukën, i cili ka dërguar një video në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gjesti heroik i shqiptarit është bërë i ditur pikërisht nga ky i fundit, përmes një postimi në “Facebook”.
“Mbrëmë, rreth orës 21:40, një djalosh i ri tentoi të hidhej nga ura. Unë iu afrova duke munduar ta bind që të qëndronte dhe të më shpjegonte se si mund ta ndihmoja. Ishte rreth moshës 25 vjeç, djali i ri me shumë probleme familjare. Biseduam për 30 minuta duke e mbajtur fort rreth belit.
Pas bisedimit me të, në fund, ai vendosi që të mos hidhej dhe të pranonte ndihmën e policisë. Kjo gjë më bëri të lumtur pasi në fund djaloshi më përqafoi dhe më tha se jam një njeri i mirë. Gjithashtu më pyeti se nga jam me origjinë, dhe i tregova me plot zemër se jam shqiptar. Ai thjesht ma ktheu Zoti të bekoftë ty dhe shqiptarët”, ky është mesazhi i Ermir Brukas, drejtuar ish-kryeministrit Berisha.
Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në “Facebook”: