Aktualitet

Londra si “shkretëtirë”, njerëzit janë izoluar në shtëpi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:40 - 28/03/20 |
mapo.al

Londra u shfaq kryesisht e shkretë të shtunën, ndërsa vendi ka hyrë në fundjavën e parë të izolimit në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.


Kryeministri Boris Johnson njoftoi të hënën masa kufizuese gjithëpërfshirëse ndaj veprimtarive të përditshme, përfshirë ndalimin e çdo grumbullimi me më shumë se dy persona, të cilët nuk jetojnë së bashku.


Duke udhëzuar publikun që të “qëndrojë në shtëpi” përveç disa përjashtimeve, Johnson urdhëroi dyqanet që nuk shesin mallra thelbësore, të tilla si ushqime dhe ilaçe, të mbyllen menjëherë.


Deri tani në Britaninë e Madhe numri i viktimave ka arritur në 1019, ndërsa të prekurit nga koronavirusi u rritën me 2500 në 24 orët e fundit.


Kreu i Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Stephen Powis, u shpreh dje para mediave se nëse numri i viktimave në Britani mbahet nën 20 mijë atëherë mund të thuhet se është bërë një punë e mirë.

“Kemi mundësi që t’ia dalim përballë këtij virusi”, shtoi Powis.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas