fbpx

Aktualitet

Lonely Planet: Vendet që duhet të vizitoni në 2020, kryeson Salzburg





               Publikuar në : 09:56 - 23/10/19 |
mapo.al

Çdo vit shtëpia botuese australiane “Lonely Planet” klasifikon vendet më të rëndësishme që duhen vizituar, duke u bazuar në listën redaksionale të saj. Sivjet nxjerr qytetin e Salzburg-ut si vendin që duhet vizituar i pari në 2020. “Lonely Planet” përmend si arsye jubileun e Festivalit të Salzburgut vitin e ardhshëm. Ky festival me rëndësi ndërkombëtare në fushën e muzikës dhe artit skenik feston 100 vjetorin e si rrjedhojë kremtimet do të jenë pompoze. Po ashtu qyteti alpin u ofron vizitorëve një trashëgimi kulturore nga lista e UNESCO-s me qendrën historike barok, një kështjellë në kodër me panoramë të mrekullueshme dhe shtëpinë e lindjes së Wolfgang Amadeus Mozartit.


Pas Salzburg-ut renditet Uashington D.C. e pasuar nga Kairo në vendin e tretë. Aktualisht gjendja në Egjipt nuk është e stabilizuar. vetëm para pak ditësh një zëdhënës i parlamentit paralajmëroi qeverinë për rrezikun nga luftëtarët e huaj dhe terrori. Megjithatë kryeqyteti Kairo josh turistët me hapjen e Muzeut të ri të madh të Egjiptit vitin e ardhshëm. Në godinën pranë piramidave të Gizeh do të ekspozohen sendet nga varri i faraonit e ndoshta edhe mumja e Tutachamun-it, që ndërkohë ndodhet në Luksor.



Edhe qyteti i Bonit josh vitin e ardhshëm me një ofertë të jashtëzakonshme kulturore dhe për këtë arsye renditet pas Galway në brigjet perëndimore të Irlandës në vendin e pestë. “Ish-kryeqyteti i BRGJ-së u shkëput prej radarit që pas zhvendosjes së kryeqytetit të Gjermansië së bashkuar në Berlin në vitin 1999. Por më 2020, në jubileun e 250 vjeotrit të lindjes së Beethoven-it, Boni kthehet në fokus, thuhet në rekomandimin e “Lonely Planet”.


Vende të tjera që mund të vizitoni në 2020 janë: La Paz (Bolivi) dhe Kochi (Indi)  Vancouver (Kanada), Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe Denver (SHBA).


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas