Ndaj lajmeve që po qarkullojnë rreth arrestimit të këngëtares Loredana për mashtrim, ka reaguar së fundmi kunati i saj, reperi Getinjo. Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Getinjo kuptohet se e mbështet plotësisht Loredanën. Sipas tij, kjo e fundit po sulmohet vetëm prej inatit.
“Ju dushmont keni qef me ndodh qashtu qysh folët. Amo kadal mos i jepni zor se mundeni mu dhi. S’keni faj se asi shifra keni pa veç n’kalkulator, kërkun tjetër. Gjith t’fortin e sulmojnë”-ka shkruar Gettinjo.
Reperja dhe vëllai i saj i madh thuhet se kanë mashtruar një çift nga Valisa, duke u marrë mbi 900 mijë franga. Ndonëse Petra Z (52 vjeçe) ngriti në polici një padi ndaj Loredana Zefit dhe vëllait të saj, padia ndaj këtij të fundit ra poshtë pasi pagesat u bënë vullnetarisht.
Një media zvicerane shkruan se pak muaj më vonë Petrës iu paraqit një vajzë e re, e cila i tha se ishte avokate dhe i premtoi kthimin e parave me mjete ligjore. Brenda pak muajsh, avokatja e dyshuar arriti të marrë nga Petra dhe i shoqi mbi 700 mijë franga. Vajza e cila pretendonte se ishte avokate mendohet të jetë pikërisht reperja Loredana Zefi, e cila njihet në Shqipëri dhe Kosovë për jetën e saj të shtrenjtë e luksoze.