ShowBizz

Loredana probleme me drejtësinë, Mozzik komenton policinë e Kosovës






               Publikuar në : 12:44 - 29/05/19 |
mapo.al

Ndonëse Loredana Zefi po përballet së fundmi me probleme drejtësie në Zvicër, reperi Mozzik nuk ka ngurruar të përgëzojë Policinë e Kosovës për operacionin e suksesshëm në veri të Mitrovicës kundër krimit të organizuar.


Teksa ka postuar në “Insta Story” një fotografi ku shfaqen oficerët e njësisë speciale duke bërë simbolin e shqiponjës, Mozzik ka shkruar: “Krenar me ju, luanët e Kosovës! Zoti iu dhëntë të mira!”



Kujtojmë Loredana Zefi pushtoi pak ditë më parë mediat zvicerane, kosovare e shqiptare për shkak të zhvatjes së  pretenduar të 900 mijë frangave nga një çift zviceran. Ndonëse i ka mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë mbi të, ajo vijon të mbetet në hetim.

Mos ndoshta vallë ky postim i Mozzikut vjen për ndjekësit e tij me qëllimin për të treguar se ai dhe e shoqja gjenden në anën e drejtësisë? Këtë nuk mund ta di dot askush më mirë sesa reperi.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas