fbpx

ShowBizz

Loredanës iu bllokuan llogaritë, Mozzik bën blerjen e shtrenjtë






               Publikuar në : 13:38 - 25/06/19 |
mapo.al

Loredana Zefi po përballet tashmë prej një muaji me një çështje ligjore dhe së fundmi u raportua se iu bllokuan edhe llogaritë bankare. E megjithatë, i shoqi duket se nuk shqetësohet aspak rreth kësaj situate.


Reperi Mozzik ka blerë një makinë të re të markës së njohur “Mercedez-Benz”, që sapo është hedhur në treg. “Mirëserdhe në shtëpi vogëlushe”-ka shkruar Mozzik krahas fotografive të postuara në “Instagram”, përmes të cilave tregon se si duket nga jashtë dhe brenda makina e re.



Kujtojmë se reperja 23-vjeçare akuzohet nga një çift zviceran për kërcënim dhe zhvatje të më shumë se 700 mijë frangave. Akuzave i bashkangjitet edhe ajo e një pronari anijesh, i cili pretendon se çifti i njohur ka udhëtuar me njërën nga mjetet e tij lundruese pa paguar shumën e përcaktuar, si dhe duke përdorur emra të rremë.


Etiketa: ,

Pas