Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana, në një koment postuar në profilin e Bebe Rexhës në Instagram i ka ngatërruar emrin këngëtare. Bëbë Rexha ka publikuar një video në të cilën ajo shfaqet në mes të rrugës ndërsa kur e pyesin për emrin i përgjigjet duke u kthyer teksa në duar ishte mbishkimi BEBE.
Lorik Cana i komentoi këngëtares duke ia shkruar “u mean Blerta?”, ndërsa komentit ia shtoi edhe flamurin kombëtar shqiptar.
Pasi ia ngatërroi emrin, Bebe iu përgjigj Lorikut duke shkruar “Bleta*”.
Kujtojmë se Bebe Rexha së fundi ka publikuar versionin akustik të këngës “Last Hurrah”, e cila u prit mirë në publik./MAPO.AL/