I ftuar në një emision francez për radion Tv Spirite, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka folur për festën me simbolin e shqiponjës të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në ndeshjen me Serbinë.
Ndërkohë për festën me simbolin e shqiponjës të Xhakës dhe Shaqirit Cana i mbrojti duke treguar këto 2 arsye:
1.Që shqiptarët nuk marrin pjesë këtë Botëror, por golat u shënuan nga dy shqiptarë.
2. Familja e Xhakës ka vuajtur shumë nga regjimi i Beogradit gjatë luftës dhe një festim i tillë është emocion nga ana e tyre.
Sa i përket dënimit nga FIFA-s, Cana e gjen të pavend, sepse sipas tij të tregosh prejardhjen nuk është fyerje për palën tjetër, ka pasur edhe gjeste të rënda nëpër fusha dhe nuk janë dënuar.
Cana e mbyll duke thënë: “Shqiptarët gjithnjë kanë bërë tifozllëk për të tjerët, hera e parë që kanë bërë tifo për vete ishte Europiani 2016. Dhe kësaj radhe që shënuan dy shqiptarët tanë, kjo u mor si fitore për ne.”