Kapiteni Kombëtares: Ky nuk ishte mesazhi që donim ti jepnim Evropës dhe gjithë botës
Skudra shqiptare e kombëtares prej disa orësh po qëndron në stadiumin “Partizani” në Beograd, ku akoma nuk është lejuar të largohet për tu nisur për në Tiranë. Nga dhomat e zhveshjes pas mesnate kapiteni I Kombëtares, Lorik Cana, foli në lidhje direkte për supersport, ku tha se përveç tifozëve lojëtarët shqiptarë janë goditur edhe nga stafi I sigurisë së stadiumit.
“Ndodhi ky episodi i flamurit, ata e dhuuan flamurin, ne shkuam për ta marrë, aty filloi situata, gjithçka kishte qenë brenda kontrollit nëse sigurimi do të kishte mbajtur tifozat jashtë. Doli nga kontrolli situata, u goditëm nga tifozat nga stafi i sigurimit të stadiumit”, tha Cana, I cili nuk e fshehu zhgënjimin për atë që ndodhi. Më tej ai sqaroi pozicionin e tij në konflikt ku u fotografua duke u përleshur me një tifoz serb, pak çaste pasi u godit me karrige Balaj. “Tifozi doditi Balën në kokë dhe është gjëja më normale që unë të shkoja ta mbroja, është shoku im”, tha ai.
Më tej Cana tha se gjendja shëndetësore e lojëtarëve nuk është fort e mirë. “Disa lojëtarë kanë dëmtime. Xhaka është i dëmtuar në hundë dhe ka problem me shikimin. Disa janë të enjtur nga fytyra. Ne na goditën stafi i sigurimit që duhet të na mbronin”.
Cana shtoi se gjatë mbledhjës që u bë me delegatët e UEFA-s “ne raportuam që nuk ndihemi të sigurt për të rinisur ndeshjen”. Cana vlerësoi rolin e kapitetin serb Ivanoviç, që siç tha ai “është shembull për tu përshëndetur dhe ka kërkuar që kjo ndeshje të jetë një shembull për tifozët. Ai tha unë ju kuptoj fare mirë kur unë i thashë që skuadra jonë nuk është në gjendje për të vazhduar”.
Cana përfundoi duke theksuar se “Ky nuk ishte mesazhi që donim ti jepnim Evropës dhe gjithë botës”.
E pare ne kendveshtrimin e huliganizmit te tifozerise, nuk eshte hera e pare qe tifozet serbe shkaktojne te tilla ngjarje skandaloze ne ndeshjet nderkombetare te futbollit.
E pare ne kendveshtrimin politik, ishte provokimi i qeverise e federates se futbollit serb, qe ne menyre te pashembullt u deklaruan se do te ndalonjne ne menyre te njeaneshme tifozet shqiptare qe te ndjekin kete ndeshje. Flamuri kombetar eshte nje simbol shteteror qe duhet respektuar nga cilido aq me teper ndermjet dy shteteve fqinje me nje te kaluar konfliktuale. Askujt nuk mund ti ndalohet me dhune deshira per te nderuar flamurin e shtetit te tij. Eshte nje gje e zakoneshme qe ne gjithe ndeshjet futbollistike, jo vetem midis shtetesh, por edhe midis klubeve, tifozet te perdorin si simbole fanellat apo edhe simbole te tjera te skuadres se zemres.
Flamuri dhe hymni kombetar ne nje veprimtari sportive nderkombetare, eshte nje ceremoni krejtesisht normale. Mosrespktimi i tyre e aq me keq dhunimi, eshte nje tregues i nje primitiviteti agresiv.