Futbollisti i kombëtares shqiptare, Lorik Cana zgjodhi ngjyrat perfekte për të tërhequr vëmendjen dhe si asnjëherë tjetër trembi ndjekësit e tij, por jo vetëm.
“Dua të ndaj diçka speciale me ju sot. Pashë ish-in tim pas më shumë se 10 vitesh. E di sa e vështirë është ta them, mbase edhe e gabuar, por shumë kujtime dhe pasion më kthyen pas në kohë.
Ajo është akoma shumë tërheqëse dhe një bukuroshe e vërtetë. Madje ka akoma një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon”, shkruan Loriku.
Dhe kur të gjithë pritën të shohin në story-n pasardhës ndonjë reagim të gruas së tij, Loriku na tregoi se ish e dashura është makina e tij e vjetër.