Tre persona janë vrarë dhe 9 të tjerë janë plagosur të martën pas disa të shtënave me armë në një shtëpi në Long Beach.
Tre djem u vranë ndërsa 9 të tjerë janë plagosur dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende. Pjesa më e madhe e të vdekurve dhe të plagosurve ishin rreth moshës 20-vjeç.
Viktimat u gjetën brenda dhe jashtë shtëpisë. Nuk dihet nëse nëse autori/autorët janë larguar në këmbë nga vendngjarja apo me automjet. Gjithashtu është e paqartë se sa njerëz ishin në shtëpi në kohën e të shtënave.
Sipas disa dëshmitarëve në vendngjarje në shtëpinë ku ndodhën të shtënat mund të ketë qenë duke u zhvilluar një festë ‘pre-Halloween-i’.
Disa banorë thanë se kishin dëgjuar deri në 20 të shtëna.