Kronika

“Los Blancos”/ Gjykata e Vlorës jep masën e sigurisë për 2 të arrestuarit e kartelit shqiptar të kokainës







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:30 - 18/09/20 |
mapo.al

Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro, të arrestuar ditën e djeshme në kuadër të operacionit ndërkombëtar anti-drogë “Los Blancvos”, kanë dale sot para Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për të mësuar masën e sigurisë.


Ata akuzohen si “pjesëtarë të grupit të Strukturuar kriminal në trafikimin e drogërave të rënda”, ndërsa gjykata ka vendosur për të dy të akuzuarit ” Burg me afat 40 ditë” , deri në mbërritje të të gjithë fashikujve të hetimit.


Një ditë më parë, INTERPOL-i organizoi një megaoperacion që shkatërroi kartelin më të madh shqipfolës të kokainës në botë. Në Dubai u arrestua i shumëkërkuari Eldi Dizdari.



Të tjerët ranë në pranga në Shqipëri dhe shtete të tjera të Europës. Karteli mendohet se drejtohej nga Dritan Rexhepi nga burgu në Ekuador.


Hetimet kanë nisur nga viti 2015 dhe gjatë kësaj kohe janë sekuestruar 4 ton drogë e llojit kokainë dhe mbi 5 milionë euro cash.



Etiketa: ,

Pas