Aktualitet

Lotaria kombëtare, licenca rrezikohet nga zgjedhjet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 05/03/13 |
mapo.al

Kontrata për Lotarinë kombëtare rrezikon të prishet nga opozita nëse vjen në pushtet, duke lënë kështu të hapur një front të ri arbitrazhi të shtetitdownload (4) shqiptar me një investitor të huaj. Akuza të ashpra lëshuan dje deputetët e opozitës nga foltorja e Kuvendit gjatë miratimit të dy kontratave të privatizimit, njëra e katër HEC-ve dhe tjetra e Lotarisë kombëtare. Bash në kulmin e akuzave dhe kundërakuzave, kryetari i opozitës, Edi Rama në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter mbajti qëndrimin e tij teksa u shpreh se argumentet e qeverisë janë vetëdiskredituese, ndërsa premton se PS do i kthejë publikut të drejtën e pronësisë mbi këtë lojë. “Argumentet e qeverisë për Lotarinë kombëtare, krejt vetëdiskredituese! Ne do t’ia kthejmë publikut të drejtën e pronësisë mbi këtë lojë”, shkruan Rama. Por e drejta e licencës së kompanisë austriake është 10-vjeçare dhe çdo cenim i kësaj kontrate pas zgjedhjeve, së pari është me risk për Shqipërinë dhe sigurisht me një dëm material, siç ndodhi në rastin e prishjes së kontratës me “General Electric” kur qeveria shqiptare pagoi një shumë prej 20 milionë dollarësh vetëm për një “copë letër”. Qeveria, përmes ministrit Bode, tha se procesi mbi Lotarinë kombëtare ka qenë i hapur, transparent dhe i ligjshëm, duke deklaruar gjithashtu se kompania së cilës iu dha licenca do të investojë në Shqipëri. Më tej Bode vuri në dukje se “janë 28 kompani që posedojnë certifikatat e kërkuara, 50% të xhiros e merr lojtari, taksa do jetë 10% e xhiros”. Deputeti Braçe duke argumentuar aferat që janë bërë me tenderin e lotarisë tha se “i hiqni shtetit të drejtën e Lotarisë kombëtare për 10 vjet dhe ia jepni një kompanie, së cilës i jepni të drejtë edhe të nënkontraktojë!!! Një gjë është e vërtetë, që e gjithë kjo histori nisi nga nënkontraktorët, ata e gjetën kompaninë në Vjenë, pas një jave do i keni publik. Opozita e ka cilësuar ‘funeral’ edhe miratimin e kontratës së katër HEC-ve. Deputeti i opozitës, Shalsi  tha se blerësi i HEC-eve ishte i vendosur më parë, ndërkohë që theksoi se problemi i socialistëve ka të bëjë me mënyrën sesi po privatizohen asetet kombëtare të shqiptarëve pa pyetur njeri. “Lana Bregasin e vlerësuat me çmimi 3 milionë euro për një megavat. Vetëm dy muaj më pas, pasi kishit hequr kriterin e investitorit strategjik, tashmë ofroni para shqiptarëve një shitje të suksesshme për 2 herë më pak”, tha Shalësi.


 



 




Pas