ShowBizz

“Lotoja nga dhimbjet”/ Ja pse këngëtarja braktisi Billboard Awards







               Publikuar në : 13:57 - 03/05/19 |
mapo.al

Kelly Clarkson duket se nuk ka arritur dot ta shijojë mbrëmjen e magjishme të “Billboard Music Awards”. Ajo është larguar që në fillim të performancës hapëse të këngëtares Taylor Swift, pasi e kapën dhimbjet e apandesitit. Pikërisht për këtë arsye, ajo udhëtoi fillimisht në shtëpinë e saj në Los Angeles dhe më pas iu drejtua spitalit ku iu nënshtrua operimit, që fatmirësisht rezultoi me sukses.


Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”. “Nuk dua të gënjej. Pas shfaqjes isha e gjitha në lot prej dhimbjeve. Por falë disa njerëzve të mrekullueshëm udhëtova menjëherë për në shtëpinë time dhe u operova në mëngjes. Tani ndihem shumë mirë. Mirupafshim apandesit”, ka shkruar Kelly Clarkson.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas