Shtëpia e modës franceze Louis Vuitton është shprehur se nuk do të prodhojë më asnjë veshje në lidhje me Michael Jackson, pas publikimit të dokumentarit akuzues”Leaving Neverland”. Ky vendim vjen dy muaj pas nxjerrjes së koleksionit vjeshtë/dimër 2019 të frymëzuar pikërisht nga klipet e ndryshme të yllit të muzikës pop si, “Remember the Time”, “We are the World”, “The Wiz” apo “Beat It”.
“Qëllimi im për këtë shfaqje ishte t’i referohemi Michael Jackson si një artist i madh i muzikës pop. Koleksioni i referohet vetëm jetës së tij publike që ne të gjithë e dimë dhe trashëgiminë e tij që ka ndikuar në një brez të tërë artistësh dhe dizajnerësh. Akuzat në dokumentar për ne ishin thellësisht shqetësuese , ndaj jemi përkushtuar që kjo mos të dëmtojë shtëpinë tonë të modës.”-është shprehur kështu Michael Burke, drejtuesi ekzekutiv i shtëpisë së modës.
Dokumentari “Leaving Neverland”, që e pati premierën në mars të këtij viti, bazohet në rrëfimet e dy të rinjve, të cilët tregojnë se Michael Jackson ka abuzuar me ta dhe jo vetëm, në moshë të mitur.