Politika

LSI-Ambasadës Amerikane: S’duam leksion për asgjësimin e Demokracisë






               Publikuar në : 20:04 - 19/04/19 |
mapo.al

Petrit Vasili i LSI ka reaguar ashpër ndaj ambasadës amerikane, e cila deklaronte se inkurajojmë këdo të regjistrohet në zgjedhje. Vasili thotë se nuk pranojmë leksione për asgjësimin e demokracisë në vend. Ai thotë se zgjedhjet nuk janë fushatë për grumbullimin e patatete të kalbura, duke nënkuptuar deputetët e rinj në parlament. Gjithashtu ai thotë se ambsada nuk mund të predikojë atë që sdo ndodhte kurrë në vendin e tyre, zëvendësimin e opozitës.


Deklarata e plotë e Vasilit në facebook

Attention!!! Zgjedhjet nuk jane fushata grumbullimi patatesh te kalbura te krimit!!!

Attention!! Ca te huaj po mëtojne te promovojne standarte antidemokratike, qe jane te paimagjinueshme per vendet e tyre.

Attention!! Alibia ne anglisht me nje fushate grumbullimi patatesh, qe po tentohet ti behet krizes me te rende te perfaqesimit qe ka perfshire Shqiperine eshte ndihma me e keqe per te dhe demokracine e saj qe rritet ngadale dhe me shume mundime.

Attention!! Parlamenti eshte sot thjesht nje depo patetesh te kalbura pas nje fushate grumbullimi patatesh te drejtuar nga qeveria e telekomanduar nga krimi i organizuar.

Attention!! Ky parlament or in english this parlament eshte thjesht nje instrument i kriminalizuar,qe ligjeron korrupsionin dhe asgjesimin e luftes ndaj krimit te organizuar.

Attention!! Cdo dite e metejshme e ketij parlamenti eshte nje dite e mire per krimin, por njeherazi nje dite e zeze per qytetaret.

Attention!! Demokracia lind mbi perfaqesimin dhe kur perfaqesimi i qytetareve tronditet e asgjesohet demokracia vdes dhe cdo leksion apo didaskali ne anglisht eshte thjesht nje ze ne veshin e nje te vdekuri.

Attention!! Promovimi i nje tjeter fushate grumbullimi patatesh te kalbura ne 30 qershor eshte thjesht nje thike tjeter ne nje krize perfaqesimi,qe ndodhet ne buze te humneres.

Attention!! Zgjidhja i krizes se tmerrshme te perfaqesimit fillon nga zbardhja e dosjes 339 dhe 184,nga cuarja prapa hekurave te fajtoreve te grabitjes se zgjedhjes permes krimit te organizuar dhe nje thirrje e forte per ta bere kete ne shqip dhe anglisht do ta besonin te gjithe shqiptaret qe i njohin fajtoret,por njohin edhe qeverine qe i mbron ata e qe nuk lejon ti cojne ata perpara drejtesise.

Attention!!Shqiptaret presin nje thirrje te forte ne shqip dhe Anglisht qe fajtoret e korrupsionit te Unazes se Re te shkojne pas hekurave,presin qe fajtoret qe lane aeroportin nderkombetar ne dore te 4 krimineleve te shkojne pas hekurave,presin te shkojne pas hekurave ata qe i bejne presion medias se pavarur,presin te shkojne pas hekurave ata qe pastrojne parate dhe rrenojne ekonomine e Shqiperise.

Attention!! Shqiptaret ne keto 29 vjet pluralizem pervec flamurit kuq e zi kane valavitur pa u lodhur flamurin Amerikan dhe me pas ate te Europes se Bashkuar.

As Amerika dhe as BE nuk kane shnderruar senatet,dhomen e perfaqesuesve dhe parlamentet e tyre ne vend grumbullimi patatesh te kalbura te krimit te organizuar.

Attention!! Edhe Shqiptaret do te ecin vetem ne kete rruge dhe do te kene vetem kete shembull te Amerikes dhe BE dhe kurre nuk do te lejojne qe Republika Parlamentare nder ne te kthehet ne vend grumbullimi patatesh te kalbura te krimit te organizuar dhe qeveria si nje zgjatim i saj.

Kush ka kurajo le te thote te kunderten!!


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas