Përmes një statusi në rrjetet sociale, anëtarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në selinë Durrës, Elona Guri ka reaguar për fjalën e thënë të kryeministrit se në vendin tonë nuk ka oligarkë.
Guri numëron të gjitha çka bërë Rama në këto 8 vite qeverisje. Anëtarja e LSI e quan qeverinë rilindase si tregëtare të Shqipërisë, pasi sipas saj i gjithë vendi doli në shitje prej Ramës.
Elona Guri përmend edhe një tjetër fakt tronditës. Ajo shprehet se Rama do të japë me konçension edhe varrezat e Durrësit.
Guri gjithashtu premton zhvillim pas 25 prillit.
Më poshtë statusi i plotë:
“Në Shqipëri nuk ka oligarkë” thotë kryeministri i kapitulluar. “Askush nuk më detyron mua dhe qeverinë të ndërmarrë hapa në dëm të interesit publik” gënjen i larguari.
Mjaft me mashtrime.
Faktet njihen fare mirë nga të gjithë shqiptarët:
Me firmën e tij dhe qeverisë së tij e gjithë Shqipëria doli për shitje: shiti detin e donte të shiste edhe kufijtë; dha me PPP të gjithë sektorët e jetës së vendit, nga portet, aeroportet, rrugët, bregdetin, lumenjtë, spitalet, arsimin, e madje edhe çmenduria e radhës në Durrës për t’i dhënë privatit edhe varrezat e qytetit, duke i zhvatur shqiptarët në emër të të gjallëve dhe të vdekurve.
PPP dhe tendera për oligarkët edhe gjatë tragjedive të mëdha si tërmeti dhe pandemia, për të mos harruar 400 milionë eurot e ineceratorëve që nuk punuan as edhe një ditë.
Ai mohon oligarkët ndërkohë që vetë është krye-oligarku.
Prej tij u larguan 400 mijë shqiptarë. Ai është autori i shpopullimit.
Ndaj edhe më 25 prill shqiptarët do e shporrin përgjithmonë.
Elona Guri
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI
“Në Shqipëri nuk ka oligarkë” thotë kryeministri i kapitulluar. “Askush nuk më detyron mua dhe qeverinë të ndërmarrë…
Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Saturday, January 30, 2021