Ditën e sotme përmes një statusi në faqen zyrtare të selisë së parties Lëvizja Socialiste për Integrim Durrës, anëtari i kryesisë Klevi Elezi përshkroi të gjitha premtimet e pambajtura të rilindjes.
Sipas Elezit, qeveria Rama nuk diti t’ia dalë dhe dështoi në gjithçka bëri.
LSI Durrës premtoi se pas 25 prillit Shqipëria do të jetë e ardhmja e rinisë.
Statusi i plotë:
“Rilindja” dështoi. Më 25 prill të gjithë së bashku për të ardhmen e rinisë.
“Rilindja” premtoi 300 mijë vende pune dhe rriti papunësinë.
Premtoi integrimin evropian dhe nga 5 e shtoi në 15 kushte.
Premtoi rritje ekonomike dhe Shqipëria është sot më e varfër se kurrë.
Erdhi në pushtet me një Shqipëri vend në zhvillim dhe minoi demokracinë, shtetin e së drejtës, kushtetutshmërinë duke ia dorëzuar vendin kontrollit të mafias dhe oligarkëve.
Erdhi duke ofruar shpresë dhe e vrau shpresën e rinisë duke shpopulluar vendin, duke larguar 400 mijë shqiptarë dhe rininë.
Pas dy mandatesh qeverisje Shqipëria është vendi vendi më i korruptuar në kontinent, lavatriçe e pastrimit të parave, me zero investime të huaja, e para për azilkërkues, e fundit për nivelin e pagave dhe klimën e biznesit.
Dy tragjedi ranë mbi ne, tërmeti dhe pandemia, dhe në vend që të tregohej e përgjegjshme jo vetëm nuk i menaxhoi por edhe i përdori për të zhvatur më shumë shqiptarët me PPP dhe tendera abuziv qindra milionë eurosh.
Shkatërroi arsimin.
Shkatërroi shëndetësinë.
Vrau shpresën për një Shqipëri si e gjithë Evropa.
Për çfarë na duhet një qeveri e tillë që nuk e do rininë, që nuk do vendin dhe shqiptarët?
Ajo duhet larguar sa më parë.
Ndaj 25 prilli do jetë përmbysja e madhe. Çlirimi i madh ndaj kësaj të keqe.
Dita e fitores në emër të rinisë dhe të gjithë shqiptarëve 🇦🇱
Klevi Elezi
Shkenca Politike
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI
“Rilindja” dështoi. Më 25 prill të gjithë së bashku për të ardhmen e rinisë.
⭕️ “Rilindja” premtoi 300 mijë vende pune…
Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Thursday, January 28, 2021
Etiketa: Klevi Elezi, LSI, LSI Durres