Lëvizja Socialiste në Durrës, i ka bërë apel qeverisë që të mos abuzojë me studentët. LSI ka bërë thirrje për përgjysmim të tarifave të studimit.
“Kjo është mungesë serioziteti, planifikimi, strategjie nga ana e qeverisë e cila përkthehet në kosto direkte për familjet e studentëve.
Tashmë përveç librave duhet të blejnë kompjuter dhe të sigurojnë internet në çdo zonë ku ndodhen”, – thotë LSI.
Reagimi
Përgjysmoni tarifat dhe rimbursoni kostot e mësimit online.
Vetëm 4 ditë përpara fillimit të vitit shkollor studentët u njoftuan që mësimi do zhvillohet online.
Kjo është mungesë serioziteti, planifikimi, strategjie nga ana e qeverisë e cila përkthehet në kosto direkte për familjet e studentëve.
Tashmë përveç librave duhet të blejnë kompjuter dhe të sigurojnë internet në çdo zonë ku ndodhen.
Mungesës së menaxhimit të situatës së pandemisë i shtohet edhe kaosi i edukimit.
Shëndetësi në rënie të lirë. Arsim i shkatërrur. Me këtë bilanc kaq tragjik qeveria duhet të largohet menjëherë.
Mjaft me qeveri propagande. 🛑Duhet qeveri ekspertësh që mbështesin studentët dhe familjet shqiptare.