Ekonomisti dhe anëtari i LSI në Durrës, Vasil Zaho, deklaron se operatorët turistikë në qytetin bregdetar janë në prag falimenti. Ai gjithashtu shton se, 80% e bizneseve të këtij sektori janë në kushte mbijetese.
Në një postim në “Facebook”, Zaho thekson se duhet mbështetje për bizneset e sektorit të turizmit dhe ato të lidhura me të.
Postimi i anëtarit të LSI në Durrës, Vasil Zaho:
Operatorët turistik në Durrës në prag falimenti.
80% e biznesit në sektorin e turizmit në Durrës në kushte mbijetese.
50% prej tyre deklarojnē mungesë të likuiditetit.
Pamundësi për të shlyer taksat.
40% prej tyre kanë shkurtuar stafin dhe janë detyruar të ulin pagat për punonjësit.
36% prej tyre kanë përdorur kursimet e tyre për përballimin e situatës
Pjesa tjetër kanë marrë hua nga të afërmit ose kredi bankare.
Pjesa më e madhe deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga qeveria.
Operatorët turistik në prag falimenti.
Duhet mbështetje për biznesin e Durrësit sidomos për sektorin e turizmit dhe ato të lidhura me të.
Më 25 prill qeverisja e re do ketë politika fiskale të favorshme dhe në mbrojtje të biznesit, veçanërisht duke stimuluar sektorin e turizmit i cili është tejet i rëndësishëm për Durrësin.
Vasil Zaho
Ekonomist
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj 🌹
#LSI 🌹